AKOMA MBETET E PAQARTË E ARDHMJA E SKUADRËS.Ditën e shtunën Këshilli i Bashkisë së Shkodrës, do të marrë vendimet për të ardhmen e skuadrës së Vllaznisë. Më në fund, është vendosur një datë e cila do të zgjidhë situatën e klubit shkodran.

Do të jetë pikërisht ditën e ndeshjes, me Tiranën, ku Vllaznia do të jetë në fushën e lojës, ndërsa Këshilltarët do të marrin vendimet. Në njoftimin për media që ka bërë Bashkia e Shkodrës, nëpërmjet juristit, nuk saktësohen shumë të dhën, por vetëm shqyrtimi për vendosjen e emrave të bordit mbiqkyrës të klubit të futbollit Vllaznia. Por naga ana e tjetër, klubi shkodran ka nevojë të mënjëhershme për veprime konkrete për administrim. Situata në të cilën ndodhen kuqeblutë nuk është aspak premtuese. Kjo bën që Vllaznia ndonse ka pësuar 5 humbje radhazi në kampionat, të rrezikojë seriozisht rënien nga kategoria, në qoftëse nuk merren masa konkrete. Gjatë këtyre ditëve që nga mbledhja e fundit e Këshillit Bashkika ku është vendosur prishja e kontratës me kompaninë “Gea Sport”, ka patur disa diskutime dhe propozime se si mund të funskionojë në të ardhmen klubi shkodran. Por në rendin e ditë, duket qartë që nuk ka propozime konkrete. Siç mësohet, Bashkia do të vijojë të drejtojë e vetme klubin të pakten deri në muajin janar. Kjo për shkak se në vitin e ardhshëm pritet të miratohen një ligj i ri për sportin që do të japë zgjidhje konkrete. Kështu për këtë vit, Vllaznia do të duhet të bëjë maksimumin që në ndeshjet e mbetura të mund të fitojë ndonjë pikë dhe më pas në Janar të mund të ketë veprime që mund ti sigurojnë asaj mbijetesën. 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/fTp0GVvLDJw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]