Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet në qeverine Rama duke liruar dhe emëruar disa zv.ministra, pjesë e paktit Rama-Basha. Kështu, Mira Kapisyzi është emëruar zv.ministre e Shëndetësisë, e cila do t’i bashkohet ekipit të Arben Beqirit në këtë ministri.

Ndërkohë është liruar nga detyra e zv.ministres së Brenshme Elona Gjebrea dhe në vend të saj ka kaluar Ravena Bode. Po ashtu, na detyra e zv.ministrit të Financave është liruar Ervin Mete dhe në vend të tij është emëruar Irena Beqiraj. Eridian Salianji është liruar nga detyra e zv.ministrit të Drejtësisë dhe në vend të tij është emëruar Etilda Gjonaj.

Artikulli paraprakAFATET PËR LISTAT E KANIDATËVE, PAP TËRHEQ ANKIMIMIN NGA KOLEGJI ZGJEDHOR
Artikulli tjetërNISHANI DEKRETON NDRYSHIMET NË QEVERI