Festivali i Këngës për Fëmijë për të 55-tën here u organizua në Shkodrën artistike, duke bërë që kjo ngjarje e rëndësishme e muzikës shqiptare të identifikohet me qytetin e kulturës.

Në shatërvanin para bashkisë, të shtunën mbrëma u mbajt nata finale e këtij festivali ku zërat engjëllorë të fëmijevë konkuruan me njëri-tjetrin në garën për çmimin e parë.

Nën praninë e një publiku të mbushur me personalitete të njohura në të gjithë Shqipërinë, u prezantuan këngët e reja të ndërthurura edhe me nostalgjinë muzikore e krijimet me të mira të 25 vitetve të fundit.

Me votat e jurisë dhe vetë fëmijëve çmimi i parë shkoi për këngëtaren Ana Kodra me këngën “Mos ma prekni pemën” me tekst të Jorgo Papingjit dhe kompozuar nga Kristi Popa.

Çmimin e dorëzoi kryebashkiakija e Shkodrës, Voltana Ademi. Drejtimi i “Mjeshtrit të Madh” Kujtim Alia, koordinimi artistic i Manjola Lloja Bushati dhe moderimi i Isli islamit, rezultuan të suksesshëm dukë bërë që të shkruhet një tjertër fletë në librin e historisë së këtij festivali.

Me ovacionet dhe gëzimin e fëmijëve mbyllet edhe ky festivalin, me sytë drejt të 56-tit.

Artikulli paraprakSHITJA E KAFSHËVE NË RRUGË, “PO RREZIKOHEN QYTETARËT”
Artikulli tjetërDERË MË DERË, KANDIDATI BARDH SPAHIA TAKON QYTETARËT