Në gjykatën e apelit në Shkodër u zhvillua një dhomë këshillimi për çështjen e hidrocentraleve në Tropojë.

Në fund u la në fuqi vendimi i gjykatës së shkallës së parë të Tropojës çka do të thotë se do të vijojë puna për ndërtimit e hidrocentraleve atje.

Janë dy HEC-e aktualisht dhe tre të tjerë në proces shprehen banorët. Bekim Demiraj dhe Adhurim Ismajlaj shprehen se firmat që ka mbledhur kompania janë të falsifikuara.

Dy prej atyre që kanë firmat kanë vdekur që në vitin 2000 thonë banorët. Ata shprehen se do ketë revolta nga ana e banorëve të Tropojës për mos lejimin e hidrocentraleve.

Banorët shprehen se do të bojkotojnë zgjedhjet vendore të 201i-ës. Deklaratat u bënë pas përfundimit të seancës së këshillit në gjykatën e apelit në Shkosër. Banorëve u mbetet vetëm ta ndjekin çështjen në gjykatën e lartë.