Shumë paqartësi ka sa i përket ecurisë së skuadrës së Vllaznisë ku akoma nuk është marrë asnjë inisiativë për sa i takon përgatitjeve për në sezonin e ardhshëm.

Të shumtë janë futbollistët të cilët janë larguar por edhe kjo neglizhencë që po tregohet prej kohësh nga drejtuesit me shumë mundësi që do të largohen edhe lojtarë të tjerë.

E si të mos mjaftonte kjo sëfundmi përflitej se mbrojtësi Sedat Berisha ka dërguar çështjen në FIFA i cili pretendon se Vllaznia i detyrohet shumën prej 10 mijë eurosh pra rrogën e tre muajve.

Sa i përket kësaj në teme në reagimin e klubit shkodranë thuhet se KF Vllaznisë i detyrohet mbrojtësit shqiptaro-maqedonas vetëm 3 mije euro pasi të gjithë lojtarët në kontratën e tyre kanë pasur klauzolën se në rast së ekipi bie nga kategoria futbollistët do të gjobiteshin me dy rroga.

Njëkohësisht në reagim sqarohet se nuk ka pasur asnjë gjyq qoftë në FSHF apo në FIFA me Berishën”. Si një pikë që duhet të marrë sa më shpëjt zgjidhje është edhe emërimi i drejtuesve të rinj të Vllaznisë

ku në postin e administratorit është propozuar ish futbollisti i skuadrës kuqeblu Suad Lici i cili në një prononcim të tij është shprehur se po e mendon një gjë të tillë dhe do të vendosë brenda pak ditësh

megjithatë gjasat janë që ai të pranojë sepse ka dëshirë të ndihmojë kuqeblutë në këto momente të vështira që po kalojnë.

Ndërkohë në postin e timonierit të skuadrës pritet që në këtë detyrë të vijojë Ervis Kraja i cili e mor skuadrën shkodranë në dy ndeshjet e fundit.

Kraja është akoma nën kontratë me klubin Vllaznia dhe pritet që ai të vazhdojë punën në krye të ekipit edhe për sezonin e ri.

Pavarësisht kësaj puna tek ekipi i Vllaznisë duhet të nisë sa më parë pasi tifozët e saj duan që skuadra të kthehet sa më parë në elitën e futbollit shqiptarë.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE