Teksa klima politike në vend shoqërohet nga debatet e ashpra, për shkak të shembjes edhe të Teatrit Kombëtar, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dalë sot në një komunikim për mediat.

Situata politike, reforma zgjedhore, shembja e Teatrit Kombëtar, protestat si dhe integrimi europian ishin disa nga temat që ceku që në nisje të fjalimit të tij Kreu i Shtetit.

Meta e cilësoi shembjen e Teatrit si nje ngjarje shokuese që ka tronditur opinion publik shqiptar dhe atë ndërkombëtar.

“Për të çlodhur sa më shumë zgjidhem një sfond të gjelbër. Nisur nga zhvillimet e fundit shokuese në vend që kanë tronditur edhe mbarë opinionin evropian, jo vetëm shqiptar dhe botëror, pas ngjarjes tronditëse të shembjes jo thjesht të teatrit, por të çdo iluzioni të ekzistencës së shtetit ligjor.

Më duhet t’ju them se kam bërë çdo përpjekje për të menaxhuar sa më mirë si shtet si vend, por dhe për të krijuar një klimë sa më pozitive në mënyrë që të mos harronin provimet e qershorit. Çdo qershor e çdo tetor kemi provimet e BE.”, tha Meta.

Po ashtu ai prezantoi edhe nje projekt-platforme qe i ka derguar kryeministrit Edi Rama.

Kujtojmë se prej disa ditësh në vend ka pasur një klimë të tensionuar dhe tonet mes opozitës dhe maxhorancës janë ashpërsuar. Ndërkohë që dje Presidenti Meta priti në një takim liderët e opozitës së bashkuar dhe më pas ambasadorët e vendeve të BE-së.