“Reigen” është drama erotike por jo vetëm që do të vijë për tre ditë me radhë ne teatrin “Migjeni” të Shkodrës në datat 14, 15 dhe 16 shtator.

Trupa bashkë me regjisorin austriak Alois Galle janë në përgatitjet e fundit. Kjo shfaqje mund të krijojë polemika tek spektatori për shkak të erotizmit që ka brenda por kjo nuk e frikëson regjisorin.

“Nuk e di se si u arrit që të realizohej që unë te marr pjesë me këtë projekt në Shqipëri por lexova pjesën dhe fillimisht mendova se është shumë e lehtë dhe pasi e rilexova pashë se është e vështirë edhe për t’u vënë në skenë por edhe për t’u luajtur nga aktorët.

Personazhet e kësaj vepre mendojnë diçka dhe thonë diçka tjetër dhe kjo është e vështirë për aktorët në mënyrë që publiku të kuptojë mesazhin e dyfishtë. Megjithatë falenderoj aktorët që kanë arritur të realizojnë atë që unë dua.

Nuk kam frikë nga publiku edhe pse jam kurioz të shoh se si do reagojë. Erotizmi s’besoj se do jetë problem sepse në kinema ka gjëra shumë më të rënda se sa këto që shfaqim në teatër. Kjo vepër ka 100 vite që është shkruar por është ende shumë aktuale sepse njerëzit mendojnë ndryshe dhe thonë të kundërtën”.

Kjo dramë vjen edhe në kuadër të bashkëpunimit të vitit kulturor austro-shqiptar shprehet konsulli i nderit i Austrisë Gjergj Leqejza.

Drejtorja Rita Gjeka shprehet se kjo dramë do të jetë një sfidë që do kapërcehet me sukses.Aktorët që luajnë në dramën Reigen kanë mendime të ndryshme.

Drama e shkruar para 100 viteve mban për autor Artur Shcnitzler është sensitive sepse ka të bëjë me dashurinë dhe raportet njerëzore.

 

Artikulli paraprakPOLICIA ,KONTROLLE NE LEZHE,NJE I NDALUAR
Artikulli tjetërBERISHA: AZEM HAJDARIN E EKZEKUTOI SHTETI ME UNIFORMA