Për herë të parë një teatër në Shqipëri ka dhënë një shfaqje pa spektator. Teatri “Migjeni” në Shkodër shfaqi për mediat premierën “Kutia e Zezë” e Paolo Xhenoveze me regjinë e Fatos Berishës. Teatrot vijojnë të jenë të mbyllur si shkak i COVID-19 por kjo nuk e ka ndalur teatrin “Migjeni” që të bëjë provat dhe të ketë të gatshme për publikun e gjërë këtë shfaqje kurdo që të rihapen teatrot.

Vetë aktorët tregojnë ndjesinë e veçantë të provave në këto kohë pandemia por edhe dhembshurinë e tyre që shfaqja “Kutia e Zezë” e gjeti teatrin “Migjeni” të boshatisur.

Shfaqja “Kutia e Zezë’ është një vepër që flet për një problem të madh social siç është përfshirja tej mase e shoqërisë brenda teknologjisë. Ende nuk ka një datë se kur do të vihet në skenë kjo komedi për publikun e gjërë por e sigurtë është se në momentin e parë kur teatrot të rihapen shkodranët do të kenë mundësi ta shijojnë.