Tre ditë më parë artistët firmosën një peticion drejtuar Presidentit Meta që të dekretonte ligjin për teatrin, por kreu i shtetit dje e ktheu për rishqyrtim në parlament.

Mes personave që firmosën ishte edhe aktori i njohur Robert Ndrenika, i cili sot i është përgjigjur kryetarit të PD, Basha, i cili pas peticionit u shpreh se ‘Më erdhi neveri për peticionin, sesi Edi Rama ka arritur të manipulojë artistët’.

Ndërkohë që sot Ndrenika i përgjigjet Bashës duke theksuar se ka marrë besën e shqiptarit se teatri i ri do të bëhet duke mos cenuar asnjë centimetër katror nga territori i tij aktual.

I dashur Zoti Lulzim Basha! Te falenderoj shume qe me hape syte dhe me rrite vigjilencen ne lidhje me bisedimet qe kam bere me Kryetarin e Bashkise per ndertimin e Teatrit te Ri Kombetar.

Sic te kam bere me dije kam shkelur mbi vehten time dhe kam rene dakord qe Teatri te ndertohet me PPP (ndonse dhe sot jam i bindur se Teatrin e ka per detyre ta ndertoje SHTETI SHQIPTAR) E kam bere kete dakordesi me kushtin qe te mos jepet asnje centimeter katror per ndertim KULLASH dhe per kete kam marre BESEN e SHQIPTARIT.

Ne rast se shkelet kjo BESE(qe nuk eshte e mundur) shpreh gatishmerine per te marre pjese ne aksionin e vendosjes te minave per te rrezuar KULLAT. Per ta vertetuar qe neser jam i gatshem te minojme kullen qe ka ngritur PPP ja te stadiumi Qemal Stafa.

Sa per Piramiden ka me teper se 10 vjet qe shoku Fatos Nano (ish Kryeminister) na e ka rekomanduar per Teater por ajo nuk i ploteson kushtet. Personalisht (pak a shume) i kam kryer detyrat por me vjen keq

per te rinjte qe bien viktima te sherreve politike dhe qe ka shume gjasa ta ngrysin jeten artistike (ndoshta per 70 vjet te tjera) tek i ashtuquajturi “teater Turbina”

Artikulli paraprakKONSUMUAN SUFLLAQE, 11 PERSONA PËRFUNDOJNË NË SPITAL TË HELMUAR
Artikulli tjetërDEKLARATAT PAS KTHIMIT TË LIGJIT PËR TEATRIN, REAGON PRESIDENCA: KEQARDHJE PËR REAGIMET E PATHELLUARA