Grupi parlamentar i Partisë Demokratike do bojkotojë komisionet parlamentare në shenjë proteste, pas miratimit të ligjit nga maxhoranca për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar.

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se ligji i miratuar natën e kaluar ligj terrorist, ndërsa akuzoi Ramën se po i trajton shqiptarët si armiq.

Basha i është drejtuar edhe presidentit Meta për të mos dekretuar ligjin.

Vendimi është përballje deri në largimin e Edi Ramës. Miratimi mbrëmë është ligj terrorist. Rama po i trajton shqiptarët si armiq.

Do t’i bëjmë kërkesë presidentit për të mos e miratuar. Vendime të tjera do merren hap pas hapi sepse nuk ka as Gjykatë Kushtetuese. Vendimi është bojkot komisioneve dhe përballje në seancë.