Një nga komunitet më të mëdha të teknologjisë në Japoni, GforGames, ka publikuar një artikull në të cilin shkruhet se Apple do të përdorë teknologjinë OLED në të ardhmen, për të gjitha produktet e saj.

Organic Light-Emitting Diode është një teknologji e përdorur në ekranët dixhitalë edhe është ndërtuar nga një shtresë organike e cila përcjellë dritë kur preket nga rryma eleketrike. Sipas thashethemeve të fundit, duket se Apple po punon me Foxconn për të sjellë këtë teknologji në të gjitha ekranet e produkteve që do të hidhen në treg. Kjo teknologji do të sjellë kualitet më të lartë të ekranit por edhe konsum të ulët të energjisë. Kujtojmë që OLED lejon edhe ndërtimin e ekraneve të lakuara të cilët Samsung ka nisur ti integrojë në produktet e tij. Aktualisht Apple ka përdorur teknologjinë OLED vetëm tek Apple Watch i cili pritet të vij në treg në këtë fillim viti. Përsa i përket produkteve si iPhone apo iPad, OLED pritet të jetë teknologjia e ekranit edhe në këto iDevice