Ndryshe nga Shqipëria, deputetët në Britani duhet të japin llogari edhe për bisedat telefonike.

Deputeti konservator Johnny Mercer është urdhëruar të paguajë më shumë se 900 paund pas një hetimi mbi shpenzimet e tij.

Mbikëqyrësi i shpenzimeve të deputetëve IPSA shqyrtoi një ankesë ku faturat e telefonit të deputetëve u rritën me një mesatare mujore nga 100 deri në 660 paund në mars 2016 për shkak të marrjes së letrave, shkruan BBC.

Z. Mercer tha se rritja e shpenzimeve kishte ardhur edhe një bisedë e gjatë me një numër misterioz telefoni shqiptar.
IPSA i tha atij të paguante 931.20 paund.

Z. Mercer, deputeti për Plymouth, shkroi: “Nga një ankesë prej 140 faqesh për mua – kjo (fatura e telefonit) është i vetmi gabim; kam besim të plotë tek zyra ime e shkëlqyer që punon kaq shumë për Plymouth”.

Raporti i IPSA gjeti rreth 65 thirrje prej një deri në 30 minuta në të njëjtin numër shqiptar më 20 mars dhe orët e hershme më 21 mars, duke shpenzuar 466 paund.