Blute e Shkodres vijojne aksionet per asgjesimin e kanabis satives ne te gjithe territorin e qarkut te shkodres. 92.5 kg kanabis jane sekuestruar ne zonen e Temalit ne bashkine Vau Dejes, nderkohe qe jane vene ne pranga edhe dy shtetas banues ne njesine administrative Shale, nen akuzen e kultivimit te kanabis satives.

Sekuestrohen 92.5 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa Më datë 16.05.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës në bashkëpunim me D. V. P. Shkodër, në fshatin Qerret, Njesia Administrative Temal, Bashkia Vau i Dejës, gjatë kontrollit të territorit në vendin e quajtur Maja e Qerretit, zonë e pyllëzuar, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale në 4 thase dhe 2 bidona, një sasi lënde narkotike me peshë 92.5 kg Cannabis Sativa. Po punohet për zbardhjen e rrethanave, për identifikimin dhe kapjen e autorëve. KANABIS NË SHALË, DY SHTETAS NË PRANGA Asgjesohen 827 bimë të kultivuara Cannabis Sativa. Arrestohen ne flagrancë 2 shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër. Më datë 16.05.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, dhe si rezultat i kontrolleve të ushtruara në vendin e quajtur Burga, fshati Lekaj, Njësia Administrative Shalë, Shkodër, në një zonë të pyllëzuar, pronë publike,u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 10 parcela gjithsej, me 827 bimë narkotike të llojit Canabis Sativa, me gjatësi 10 – 15 cm. Për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit: Altin Celi, 25 vjeç, banues në fshatin Lekaj, Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal. Nikoll Plepi, 62 vjeç, banues në fshatin Lekaj, me detyrë kryeplak i ketij fshati, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” e “Shpërdorimi i detyrës” të parashikuara nga neni 300 e 248 i Kodit Penal. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit: A. C, 28 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakIKMT PRISH 10 OBJEKTE NË HYRJE TË QYTETIT
Artikulli tjetërSHFAQET “KOMEDIA HYJNORE”, TË RINJTË PREKIN MAGJINË E SKENËS