Sinoptikani Adiola Bani thote se edhe muaji gusht do të nisë me temperatura maksimale, që shkojnë në 39-40 gradë Celsius.

Por, sipas sinoptikanes, ditët e para të gushtit, duke filluar përkatësisht nga e marta, do të ketë edhe prezencë të vranësirave, madje edhe reshje shiu, që do të sjellin një freskim të lehtë të motit.

“Dita e sotme do të paraqitet e qëndrueshme. Dita e shtunë është ajo që do të kemi më shumë prezencë të vranësirave, ndërsa pasdite pritet të kemi shtrirje të shirave në pjesën më të madhe të vendit. Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta edhe në ditët e para të gushtit.

Temperatura maksimale parashikohet 39-40 gradë, edhe pse do të kemi prezencë të vranësira.

Duke filluar nga dita e martë e deri në fund të javës do të kemi herë pas here vranësira, duke sjellë edhe shtrëngata shiu, që do të sjellin një freskim të motit. Por, në 10-ditëshin e parë të gushtit temperaturat do të jenë të larta, mbi 36 gradë”, tha Bani.

Artikulli paraprakSHPALLEN 12 FITUESIT NË UNIVERSITETET PUBLIKE TË SHQIPËRISË, NGA ARTAN HOXHA TEK KASTRIOT ÇAUSHI, JA KUSH JANË REKTORËT QË DO TË DREJTOJNË ARSIMIN E LARTË
Artikulli tjetërKURBAN BAJRAMI/ META MESAZH POLITIKËS: DUHET HEQUR URGJENT ÇDO PENGESË PËR INTEGRIMIN