Kryeministri Edi Rama mbledh në zyrën operacionale drejtues të institucioneve për masat që janë marrë për të përballuar situatën e rënduar të motit.

Shemsi Prençi Drejtori i Emergjencave Civile bëri këtë raportim: Emergjencat Civile paralajmërojnë se reshjet e dëborës do të zbresin deri në lartësinë 200 metra dhe mundet të prekin edhe zonën bregdetare. Aktualisht sot 1/ 3 e vendit është e zbardhur Dy segmente rrugore janë të bllokuara: Bogë- Theth dhe Pjesa e Vermoshit Në tre ditë do të kemi ulje të temperaturave deri në – 20 gradë. Edhe Shqipëria e mesme do të jetë e pllakosur nga ngrica Kompanitë kontraktore nuk kanë kripë mjaftueshmë për të përballuar siutatën, sot janë marrë masa urgjente për tu furnizuar të gjitha me kripë mjaftueshëm për të përballuar situatën. Janë ngritur shtabet e emergjencave në të gjitha qarqet.

Artikulli paraprakMETA: I HABITUR PËR NDALIMIN E HARADINAJT
Artikulli tjetërRAMA: NDALIMI I HARADINAJT, NJË ABSURDITET!