Pas meshës së shenjtë në ditën botërore të sëmurëve dhe punonjësve të mjekësisë u zhvillua një aktivet fetaro-kulturor në sallën kardinal “Mikel Koliqi” në famullinë e Shkodrës.

I pranishëm ishte edhe arqipeshkëvi i dioqezës Shkodër-Pult monsinjor Angelo Massafra i cili kërkoi që në këtë ditë të gjithë të solidarizohen për të qenë pranë të sëmurëve

Drejtori rajonal i shëndetit publik në Shkodër Astrit Beci falenderoi të gjithë ata që kontribuojnë për të qenë pranë të sëmurëve.

Më pas aktiviteti vijoi me një koncert fetaro-kulturor në bashkëpunim me shoqatën “Drejtësi dhe Paqe” ku pati interpretime të ndryshme.