Kur zgjohemi në mëngjes shpesh herë themi ‘nuk kam çfarë të vesh’, e sidomos në këto ditë të nxehta vere, ku duhet të përballojmë dhe temperaturat e larta.

 

Por ky sezon na ka sjellë një larmi të madhe mes ngjyrave dhe formave gjeometrike që janë dhe kryefjala e kësaj stine dhe mundësitë janë nga më të ndryshmet.

Ky vit vjen dhe me këndvështrime të reja edhe për aksesorë të ndryshëm që e bëjnë veshjen të ndryshojë stilin. Një çantë dominante apo një kapele do të tërhiqte më shumë vëmendje.

Vathët janë aksesorët e pa ndashëm të vajzave. Ato mund të përdoren jo vetëm gjatë një takimi, por edhe në plazh me sa më shumë ngjyra.

Për Cansel Saygin këto janë sugjerimet e sezonit veror. Për një pamje të freskët sa më shumë ngjyra të reja.

 

Teorema e një veshje të bukur është më së shumti shije dhe kombinimi i duhur. Pra vajza frymëzohuni dhe zbukurojeni ditën me anë të përzgjedhjes së veshjeve më të mira për ju.