Situatë e tensionuar paraqitet në pikën kufitare të Jarinjës, në veri të Kosovës, aty ku autoritetet kanë ndaluar ekipin dhe tifozët serbë të Crvena Zvezdës.

Një numër i madh personash ndodhen pranë pikës kufitare, po ashtu edhe trupa policorë që po përpiqen të mbajnë në kontroll situatën.

Deri më tani nuk raportohet për përplasje, por tifozët serbë vijojnë me thirrje kundër Republikës së Kosovës.

Ekipi i Crvena Zvezdës ka planifikuar të zhvillojë një ndeshje kundër klubit të serbëve të veriut “Trepça”, e vlefshme për Kupën e Serbisë. Ndonëse leja është marrë nga FIFA, Federata e Kosovare e Futbollit ka refuzuar që një ndeshje për Kupën e Serbisë të luhet brenda territorit të Kosovës.

Autoritetet janë shprehur të vendosura për të mos lejuar këtë ndeshje.