Tensione në Maqedoni, gjakoset kreu i opozitës Zoran Zaev

Maqedonia është në prag të luftës civile. Situata u tensionua kur u zgjodh Talat Xhaferi në krye të Parlamentit të Maqedonisë. Partia e Gruevskit, VMRO-DMPNE kundërshtoi fort zgjedhjen e Xhaferit me mbështetje të LSDM dhe BDI. Në këtë moment, në ambientet e Parlamentit të Maqedonisë kanë hyrë protestues dhe mbështetës të forcave të ndryshme parlamentare, duke u përpleshur me njëri-tjetrin. Nga kaosi dhe dhuna, është gjakosur në fytyrë edhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev. Gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën. Mediat maqedonase raportojnë se ekziston rreziku i shpërthimit të një lufte etnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve.

Artikulli paraprakINCIDENTET NË NDESHJEN ME ITALINË ,FIFA GJOBË 100 MIJË FRANGA SHQIPËRISË
Artikulli tjetërKRYESIA E PS KA VENDOSUR UNANIMISHT TË MBËSHTESË ILIR METËN SI KANDIDAT PËR PRESIDENT TË REPUBLIKËS