Anthony Çako është djali i kantautorit Pirro Çako dhe sopranos Inva Mula.

Ai ka treguar në Instastory një ngjarje tronditëse që i ka ndodhur në kryeqytetin e Francës.

Anthony është sulmuar nga dy moshatarë të tij teksa ishte duke shkuar për në shtëpi.

“Për pak më grabitën dy djem në moshën time, në mes të parkut, vetëm 5 minuta larg apartamentit tim.

Disa njerëz duhet të rregullojnë jetën e tyre në vend që të merren me vjedhjen e telefonave të të tjerëve.’ ka shkruar ai i indinjuar. Në postimin pasues ai ka treguar se gjithçka është në rregull.

‘Por jam gjallë dhe e kam telefonin tim”,-ka qetësuar ndjekësit Anthony, muzikanti më i ri i familjes.

Artikulli paraprak“MIKPRITJA SHQIPTARE”, ARTISTJA NGA KUVAJTI ÇEL EKSPOZITËN ME FOTOGRAFI
Artikulli tjetërDJEGIA E MANDATEVE NGA OPOZITA,REAGON AMBASADA AMERIKANE