Policia e Vlorës ka arrestuar 31-vjeçarin Fatjon Aliraj nga Vlora, i cili tentoi të bënte një atentat në lagjen Pavarësia, muajin e kaluar. Fatjon Aliraj ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin A.M.

Seksioni për Krimet Kundër Personit dhe Pasurisë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e këtij shtetasi në bazë të urdhërit të ndalimit të prokurorit datë 12.08.2018, si autorin e dyshuar në lidhje me ngjarjen e datës 06.08.2018, ku në lagjen “Pavarësia” Vlorë.

Aliraj akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”.

Artikulli paraprakE MITURA U PAGUANTE 10 EURO SHANTAZHUESVE, QË TË MOS TREGONIN LIDHJEN E SAJ
Artikulli tjetërGODITET GRUPI I DROGËS ARRESTOHEN 3 PERSONA