Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia kufitare, pasi tentoi që të korruptonte punonjësit e doganës.

Sipas policisë I.R. 55 vjeç nuk plotësonte kushtet për të udhëtuar drejt zonës Schengen dhe për këtë arsye tentoi që të korruptonte punonjësit.

Ai kishte futur në mesin e pasaportës 20 Euro, me qëllim korruptimin e punonjësve të Policisë Kufitare për të kaluar kufirin në drejtim të Korfuzit. 55-vjeçari akuzohet për “Korrupsioni aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Artikulli paraprakKORRIERËT PAKISTANEZË GËLLTISNIN KAPSULAT, GODITET RRJETI I HEROINËS, 31 TË ARRESTUAR
Artikulli tjetërS’I PUNONIN FRENAT, KAMIONI MERR PËRPARA MAKINAT DHE KALIMTARËT, TË VDEKUR DHE TË PLAGOSUR