Parandalohet vjedhja e kishës në Përmet, Një 43 vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia. Bujar Kalemi i arrestuar ka tantuar të vjedhjë arkën e kishës së “Shënkollit”.

Ja njoftim i policisë për ngjarjen:
Parandalohet vjedhja e kishës së “Shënkollit”, në Këlcyrë.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Përmet në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
– Bujar Kalemi, 43 vjeç, banues në Zhapokikë, Memaliaj.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka tentuar të vjedhë lekët në arkën e kishës së “Shënkollit” Këlcyrë ku është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, nenet 134 e 22 të Kodit Penal.