Shkodër

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, në bashkëpunim me D. V. P. Shkodër u arrestuan në flagrancë shtetasit Izmir Gjeka 31 vjeç, dhe Ervin Nurja 23 vjeç, banues të dy në Shkodër.

Arrestimi i tyre u bë pasi në dalje të RSh-së, në PKK Muriqan, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin në pronësi të shtetasit I. Gj, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7.2 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.
Izmir Gjeka, Ervin Nurja te arrestuarit