Një pushues nga Kosova është përplasur nga treni i linjës Tiranë- Elbasan. Shkak për ngjarjen ka qenë qeni i tij, kur pushuesi ka tentuar ta shpëtojë pasi rrezikonte që ta shtypte treni pranë Sekorit Iliria.

Burimet kanë saktësuar se për shkak të përplasjes së fortë pushuesi ka marrë dëmtime të rënda dhe është nisur menjëherë drejt spitalit.

Po ashtu bëhet e ditur se ai është në gjendje të rëndë dhe nën kujdesin e mjekëve.

Dy ditë më parë një automjet me 6 persona, të gjithë familjarë u përplasën me trenin në zonën e Golemit. Për fat të mirë pa pasoja në njerëz.

Ndërsa dje pranë Kamzës një tjetër automjet u përplas me të ku u lëndua një i mitur fatmirësisht pa rrezik për jetën.