Policia ka arrestuar një 27-vjeçar në Mat pasi tentoi të djegë shtëpinë e një shtetasi mbrëmjen e së hënës.

Në njoftimin e policisë thuhet se: “Xhevahir Bala, shkoi me benzinë tek banesa e shtetasit F.S., 30 vjeç, të dy banues në Klos, e spërkati me lëndën djegëse dhe më pas i vuri flakën derës hyrëse të banesës së tij,”.

Nga rënia e zjarrit nuk ka patur dëme as në njerëz dhe as në sende materiale. Ngjarja ndodhi gjatë orëve të natës të datës 24.09.2018 dhe nga hetimet e kryera mësohet ka ndodhur për shkak të një konflikti mes dy personave për motive të dobëta.

Bala tentoi të largohej nga vendngjarja por u arrit të identifikohej dhe arrestohej nga policia si autori i dyshuar i zjarrvënies.

Materialet proceduariale do të referohen në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr” parashikuar nga Neni 151/3 e 22 i Kodit Penal.