Një i ri shqiptar është vënë në pranga në Itali pasi nuk iu bind urdhrit të policëve. Everest Ajazi, 25 vjeç, ishte dëbuar nga shteti italian.

Ai u ndalua për një kontroll në makinën ku udhëtonte së bashku me një bashkatdhetar, i cili ishte drejtues i automjetit.

Në momentin që autoritetet u kërkuan dokumentet shqiptarëve, Ajazi tentoi të largohej, por gjithçka u pa nga një karabinier. Kur ai po mundohej ta ndalonte, 25-vjeçari e shtyu dhe filloi të vraponte.

Ndjekja përfundoi kur Ajazi kuptoi që nuk kishte rrugëdalje. Ai u vu në pranga dhe pritet të dalë para gjykatës. Ndërkohë autoritetet po verifikojnë mënyrën se si i riu shqiptar ka hyrë sërish në territorin italian megjithëse ishte dëbuar.

Artikulli paraprakVUÇIÇ NË KOSOVË, HARADINAJ I HEQ LEJEN PËR TË VIZITUAR DRENICËN
Artikulli tjetërTSIPRAS: S’KA ÇËSHTJE ÇAME DHE DISKUTIME PËR NDRYSHIMIN E KUFIJVE TOKËSORE ME SHQIPËRINË