Një 24-vjeçar u arrestua nga policia pasi u kap me një sasi lëndësh narkotike. I arrestuari është shtetasi B.S,

ndërsa për t’i shpëtuar policisë gjatë një kontrolli rutinë, ai hodhi nga dritarja e mjetit tip Audi një qese, brenda të cilës kishte 8.7 gr kanabis.

“Më datë 24.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B.S, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi më datë 23.03.2018, në rrugën e “Dajtit”, gjatë ndalimit të mjetit tip “Audi” ,

B.S hodhi nga dritarja e mjetit një qese, me 8.7 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva, e cila u bllokua me cilësinë e provës materiale. Neni 283 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin zyrtar.