34 shtetas shqiptarë janë riatdhesuar nga Franca dhe Belgjika pasi kishin shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Shengen.

Ata kishin kërkuar azil dhe kishin tentuar të kalojnë në Mbretërinë e Bashkuar, nëpërmjet Francës.

“Pas operacionit të organizuar nga Franca dhe Frontex, me mbështetjen e eskortës shqiptare, u riatdhesuan 29 shtetas nga Franca dhe 5 nga Belgjika”, njofton policia.
Ndër të tjera, operacionet e riatdhesimit do të vijojnë edhe në javët e ardhshme.

Policia Kufitare do vijojë me kontrollet e rrepta në pikat e kalimit kufitar, duke bërë verifikim të dokumentacionit dhe plotësim të kushteve për të udhëtuar drejt vendeve e BE-së.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen.

Artikulli paraprakDJALI 2-VJEÇAR SHËTISTE NË ÇATINË E SHTËPISË, BABAI PO FLINTE
Artikulli tjetërNDALOHET PIRJA E DUHANIT NË BALLKONET E APARTAMENTEVE