Policia greke ka hapur zjarr ndaj tre grabitësve shqitarë duke lënë një prej tyre të plagosur.

Teksa mëngjesin e sotëm tre shqiptarë, u përpoqën të grabisnin filialin e një poste mëngjesin e sotëm në Vilia të Atikës në Greqi, menaxheri shtypi butonin e alarmit sapo ka parë grabitësit policia mbërriti brenda pak minutave në vendngjarje.

Mediat vendase shkruajnë se një prej tyre u konfrontua me grabitësit e armatosur dhe për pasojë hapi zjarr ndaj tyre duke plagosur një nga hajdutët.

Gjithsesi mediat greke shkruajnë se dy grabitësit e tjerë tentuan të arratiseshin në mënyrë spektakolare. Si fillim ata u midnuan të grabisnin një kamion që të merrnin me vete edhe shokun e tyre të plagosur, por kur e pnë që nuk ja dilnin dot, u zhdukën në drejtim të panjohur.

I plagosuri u arrestua dhe është marrë në pyetje nga autoritetet. Pronari i një dyqani përballë postës dëshmoi gjithashtu në polici. Ai ka rrëfyer se grabitësit mbanin kapuç, kështu që nuk arritëen tua shikonin fytyrat dy të tjerëve që u arratisën.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE