Dy shqiptarë janë vënë në pranga nga policia italiane në Lodi, pasi janë konstatuar se po tentonin të hynin në një banesë nga ballkoni i saj.

Mediat fqinje shkruajnë se shqiptarët janë të moshës 30 dhe 36 vjeç.
Policia bën me dije se kriminelët kishin shkatërruar dyert e shtëpisë, kur tre patrulla rrethuan ndërtesën duke bllokuar të gjitha rrugët e mundshme të arratisjes.

30-vjeçari ishte arrestuar edhe më parë për vjedhje në Monza.
Gjykata e Lodit i liroi ata në pritje të gjykimit, duke imponuar vetëm ndalimin e qëndrimit në Lodi.

Artikulli paraprakNDRYSHON LIGJI: NDALOHET STUDIMI GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE
Artikulli tjetërKAPEN DY TË RINJ NË KËRKIM PËR PENGMARRJE DHE NJË 36-VJEÇAR QË PËRNDOQI DHE DHUNOI ISH- TË DASHURËN