Një person është arrestuar këtë të enjte, pasi së bashku me një person tjetër ka tentuar të grabisë një grua nën rrugë.

Dy personat në fjalë mësohet se e kanë kërcënuar gruan e cila po ecte në rrugë, nën kërcënimin e thikave.

Personi i vendosur në pranga është G.N, 24-vjeç. Sa i takon personit tjetër të përfshirë në këtë vepër penale, bëhet me dije se ai është shpallur në kërkim