Është një prej rrugëve që lidh dy lagjet më të vjetra të Shkodrës.Gjendja e kësaj rruge që lidh dy lagjet Ajasëm dhe Tepe ndodhet në gjendje të mjerueshme, mes gropave me ujë dhe baltës.

Sic shikohet edhe përmes pamjeve banorët detyrohen të hipin mbi këta grumbuj inertesh për të lëvizur nga njëra zonë në tjetrën.

Për banorët kjo është e pafalshme nga institucionet vendore përgjegjëse që nuk arrijnë të mundësojnë shtrimin me asfalt të kësaj rruge

Nuk janë janë më shumë se 200 metër rrugë, e cila mund të kishte reduktuar numrin e madh të automjeteve që dalin nga qyteti i Shkodrës, sidomos gjatë sezonit të verës kur rrugët mbipopullohen nga emigrantët.

Asfaltimi i saj mund të kishte rezultuar lehtësues, duke patur parasysh trafikun që krijohet në këto muajt e verës.

Kjo zonë është përdorur më tepër për hedhjen e mbetjeve.Si në shumë raste të tjera, edhe për këtë rrugë nuk kanë munguar premtimet, sidomos përgjatë fushatave elektorale. Banorët kanë menduar të investojnë vetë, megithatë kostoja e lartë e ka bërë të pamundur.

 

 

Artikulli paraprakLEZHA BËHET GATI PËR FESTAT E FUNDVITIT
Artikulli tjetërPROTESTA, LËVIZJA STUDENTORE NDEZ TIRANËN