Kanalet e kullimit në lagjen “Tepe” prej më shumë se pesë vitesh vijojnë të mbeten të papastruara pavarësisht nismave të ndryshme të bashkisë Shkodër. Në këtë zonë, bimësia ka arritur deri në tre metër, ndërkohë që kanali kalon ngjitur me shtëpitë e banorëve të zonës. Një prej tyre që prej vitesh përballet me këtë problem është Pashuk Kroi I cili tregon se gjatë stinës së reshjeve bëhet më e vështirë hyrja për në banesën e tij.

Ai kërkon nga institucionet që të ndërhyjnë për përmirësimin e gjendjes në të cilën ndodhen kanalet.

Përveç depozitimit të mbeturinave prej kohësh, problem në këtë lagje mbetet edhe mospastrimi I kanaleve kulluese në brendësi të të cilave kanë mbirë barishte nga më të ndryshmet. As për këtë rast, institucionet nuk kanë ndërhyrë për të bërë pastrimin e nevojshëm.