Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një takim me LRI-në e Shkodrës teksa ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama ka shpjeguar edhe njëherë faktin se pse u pozicionua në opozitë.

Gjatë fjalës së saj ajo tha se në qershor të 2017-ës LSI vendosi për shumë arsye që të ishte kundër qeverisë, edhe pse tek disa njerëz solli sipas saj zhgënjim.

Po ashtu ajo komentoi edhe deklaratat e Ramës që shpesh herë ai bënte kundër LSI, duke përmendur kështu disa fjalë si; kazan, tepsi, shushunja e garuzhde’.

Për hir të së vërtetës dua të theksoj se LSI pas zgjedhjeve të 2017-ës nuk kishte më mënyrë tjetër por vetëm një qëndrim të saj, pozicionimin e saj në opozitë. Dalja në opozitë mund të ketë qenë zhgënjim për disa njerëz, por ishte e domosdoshme.

Ose do të bëheshim palë me qytetarët, ose për t’u bërë pjesë dhe bashkëfajtor me grupet kriminale të Edi Ramës. Kemi dëgjuar shprehje vulgare të Ramës ku me tutat e tij të sportit që fliste për kazanin, shushunjat, garuzhde dhe tepsitë.

Sot ai i ka vet të gjitha këto. Qeverisja me ta ka qenë një qeverisje ku ministrat e LSI kanë bërë më shumë se kushdo tjetër, edhe kur kryeministri i sabotonte me punën e tyre”, -tha Kryemadhi.

Artikulli paraprakAKSIDENT NË MILOT-LAÇ, NJË I VDEKUR E NJË I PLAGOSUR
Artikulli tjetërLIGA E KOMBEVE, SHQIPËRIA LUAN SONTE SHANSIN E FUNDIT NDAJ SKOCISË/ ZBULOHET FORMACIONI