Në bibliotekën e universitetit “Luigj Gurakuqi” në qytetin e Shkodrës u promovua dokumentari biografik “ Mirazhi I Adriatikut” mbi jetën e arbëreshit Terenc Toci. Për herë të parë ky dokumentar I ndërtuar mbi jeten dhe punën e madhe që Terenc Toci bërëi për vendin e tijë u shfaq

para studentëve të degës së studimit Gazetari – Komunikim dhe gjuhe letersi në fakultetin e Shkencave Shoqërore të universitetit të Shkodrës. Ka qënë dëshira e vetë producentëve dhe nipit të Terenc Tocit që dokumentari fillimisht të shfaqet para studenteve dhe pedagogëve.

‘’Unë jam rritur gjithë jetën duke sjellur në vëmedje sakrificën dhe veprën e gjyshit, pasi nëna ime na tregonte gjithmon për punë e madhe që bërëi Terenc Toci për një shqipëri të pavarur për ngritjen për herë të parë të flamurit në Mirditë në vitin 1911 .

Lidhja dhe puna e gjyshit ishte vecanarisht e madhe në zonën e Mirditës dhe Shkodrës .Jam shumë I emocionuar si nipi I tijë që sot ndodhem në Shkodër.”

Borshi vlerësoi kontributin e arbëreshit Terenzio Tocci në qytetin e Shkodrës.

106 vite më parë Terenc toçi themeloi në shkodër gazetën “Taraboshi”, gazeta e parë e përditshme në shqipëri, me moton “Thehem, por s’perkulem”. Terenzio Toçi qe një jurist, botues, publicist, shkrimtar, nëpunës dhe patriot romantik arbëresh në Shqipëri. Gjykohet nga Gjyqi Special që e dënon me vdekje dhe pushkatohet në14 mars 1945.

Terenc Toci dërgohet për pushkatim në afëri të malit të Dajtit sebashku me disa përsona të tjerë dhe në momentin kur qëllohet asnjë nga plumbat nuk e kap ku arbëreshi për momentin shpëton dhe I kërkon skuadrës së pushkatimit që sipas rregullave ndërkombetare duhej të falet.

Por skuadra e pushkatimit me udhër të prokurorit qëllon sërish këtë herë në shenjë. Kjo ishte jeta e një njeriu I cili edhe pse e dinte se do te arrestohej nga regjimi komunist nuk iku nga vendi pasi sic thoshte dhe vetë unë nuk ndihem se kam bërë faj pasi gjithë jetën ia kushtova Shqipërisë .

Artikulli paraprakMETA APEL POLITIKËS:MOS SHKONI NË KONFRONTIM
Artikulli tjetërDITA NDËRKOMBËTARE E MUZEVE