Lëkundjet e tërmetit me epiqendër në Durrës, me magnitutë 5.2 ballë të shkallës Rihter, janë ndjerë dhe në Tiranë, Elbasan, Shkoder, Lezhe e Vorë.

Në kryeqytet u ndërprenë dhe mbledhjet e komisioneve ku po zhvilloheshin punimet, dhe të gjithë deputetët janë larguar na salla.

Në sallën e Komisionit të Ekonomisë janë shkaktuar dëme.

Nga disa pamje nga salla bosh e Komisionit, shihen muret e plasaritura, ndërsa deputetët janë larguar.

Lëkundjet e forta kanë shkaktur panik te qytetarët të cilët kanë braktisur banesat duke dalë në rrugë.

Artikulli paraprakLËKUNDJE TËRMETI NË SHKODËR
Artikulli tjetërVDEKJA, LËNDË MËSIMORE