Sipas IGJEUM dhe Institutit Europian të Sizmiologjisë, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.1 ballë i shkallës rihter. Lëkundjet janë regjistruar rreth orës 17:38 të kësaj pasditje.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 3 km në Veri të Bulqizës në një thellësi prej 25 km. Mësohet se lëkundje të

forta janë ndjerë edhe në qytete si Peshkopi, Burrel, Laç,

Pukë, Elbasan si dhe Librazhd. Gjithashtu, lëkundjet raportohen se janë ndjerë edhe në Maqedoni, Kosovë e Mal të Zi.

Nuk raportohet për të lënduar apo për dëme materiale, përveç panikut që ka shkaktuar te qytetarët.

Artikulli paraprakVAJZA NGA TIRANA FITON “MISS INTERCONTINENTAL”
Artikulli tjetërMinistria e Mbrojtjes tregon demet e termetit