È stata di magnitudo 4.6, con epicentro nella provincia di Ravenna la scossa di terremoto che, a mezzanotte e 3 minuti, è stata nettamente avvertita in tutto il nord est, in particolare in Emilia Romagna, nel Veneto e in Friuli, 15 gennaio 2019. ANSA/INGV +++EDITORIAL USE ONLY - NO SALES+++

Komuna e Ravenas në Italia ka njoftuar sot për mbylljen e shkollave pas lëkundjeve me magnitudë 4.6, që ndodhën pak pas mesnatës së kaluar.
Kishte kaluar vetëm pak minuta nga ora 12 e natës kur lëkundjet zgjuan banorët e Romagna.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar 11 km në lindje të Romagnas.
Sipas asaj që shkruan Instituti kombëtar i gjeofizikës dhe vullkanologjisë (ingv), magnituda ka qenë 4.6, me epiqendër në 25 km thellësi.

Gjysmë ore pas tërmetit të parë një tjetër lëkundje me magnitudë 3.0, ka ndodhur rreth 9 km nga Cervia.

Shumë persona të frikësuar kanë braktisur shtëpitë e tyre dhe kanë kaluar natën në rrugë. Lëkundjet e tërmetit kanë ndodhur në një zonë e konsideruar me rrezikshmëri të lartë sizmike, shpjegon INGV.

Në këtë zonë dhe në zonat përreth kanë ndodhur tërmete me magnitudë 5. Nëse i hedhim një sy historikut sizmik të Ravennas, tërmete të ndryshme kanë pasur intensitet që e kanë kaluar gradën e gjashtë të shkallës,

pra me një intensitet shumë të lartë, që sjell dëme dhe shkatërron ndërtesat. Intensiteti më i madh historik, i njëjtë me gradën shtatë-tetë, ka ndodhur nga një tërmet i fuqishëm në 22 qershor të 1620.