Një tërmet me magnitudë 3.3 ballë i shkallës rihter është regjistruar rreth orës 02:58:19. Epiqendra ka qenë 12 km në verilindje të qytetit, ndërsa thellësia 3 km. Nga lëkundjet nuk raportohet për dëme materiale.

Në muajt e fundit Shqipëria është lëkundur disa herë nga tërmetet në disa qytete; Tiranë, Durrës, Vlorë, Korçë, Elbasan, por edhe në Mat, ku u regjistruan më shumë dëme në verë, pasi u shkatërruan shumë banesa.