Tirana, Elbasani e zona të tjera të Shqipërisë së mesme janë lëkundur pasditen e sotme nga një tërmet.

Sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, lëkundjet e tërmet janë ndjerë në orën 17:09 të pasdites.

Ai ka rënë në një zonë mes Tiranës e Elbasanit në një thellësi prej 2 kilometrash. Me magnitudë 3,6 dhe me thellësi 2 km, EMSC bën me dije se epiqendra e tërmetit ka qenë 6 km në lindje të Elbasanit.

Siç bëhet e ditur, lëkundja ka qenë e konsiderueshme dhe është ndjerë në të gjithë kryeqytetin dhe qytetet përreth.

Nuk ka informacione për dëme.Edhe një natë më parë, Shqipëria u lëkund nga një tjetër tërmet me magnitudë 3 ballë.

Artikulli paraprakDY BURRA BIEN NGA PEMA, NJËRI NDËRRON JETË, TJETRI PËRFUNDON NË SPITAL
Artikulli tjetër“SHULLAZI” MBETET PA PROKUROR. “REBELIM” NË PROKURORI, S’PRANOHET NDARJA ME SHORT