Një tërmet me magnitudë 4.3 ka goditur Shqipërinë rreth orës 04:54 të mëngjesit të së shtunës.

Tërmeti me thellësi 13 km ishte me epiqendër në verilindje të Tepelenës. Nga lëkundjet e tërmetit nuk raportohet për dëme materiale.

Po ashtu edhe mbrëmjen e djeshme, pak para mesnate janë ndjerë lëkundje tërmeti në juglindje të vendit

Mësohet se lëkundjet ishin të lehta dhe kanë pasur një magnitudë prej 3.5 ballësh të shkallës Rihter. Lëkundjet janë rregjistruar rreth orës 23:35 minuta.

Artikulli paraprakRUAJTJA E MANDATEVE/ LËKUNDET OPOZITA, 3 DEPUTETË THYEJNË BOJKOTIN
Artikulli tjetërTRURI I FEMRAVE ËSHTË MË KOMPLEKS SE I MESHKUJVE