LËKUNDJET E TOKËS NGA TËRMETI JANË DËGJUAR NË PAKISTAN, BANGLADESH , NJU DELHI. Po merr përmasa të një tragjedie masive tërmeti i rënë në orët e parë të së shtunës në Katmandu të Nepalit, pasi policia lokale raporton se numri i viktimave është rritur në 450, ndërsa tetë persona të tjerë kanë vdekur në një kamp alpinistësh në malin Everest për shkak të një orteku të shkaktuar nga tërmeti.

Lëkundjet e tokës nga tërmeti 7.9 ballësh janë dëgjuar në Pakistan, Bangladesh dhe deri në Nju Delhi të Indisë, ndërsa një zyrtar i qeverisë i ka bërë thirrje institucioneve ndërkombëtare të ndihmojnë për të përballuar krizën. Spitali kryesor i kryqytetit është në gjendje alarmi, për shkak të të plagosruve që vijnë në çdo çast për të marrë ndihmën e shpejtë. Mediat lokale raportojnë gjithashtu se mbi 50 vetë kanë mbetur të bllokuar pas shembjes së një kulle historike ndërtuar që prej vitit 1832, një prej pikave turistike më të vizituara në vend. Ndërsa lëkundjet e tokës raportohet të jenë ndjerë deri në Nju Delhi të Indisë. Një tërmet i ngjashëm, prej 8.3 ballësh të shkallës Rihter, që ka goditur Nepalin në vitin 1934, ka shkaktuar mbi 8500 viktima.

Artikulli paraprakBASHKIA SHKODËR PRANON KAOSIN NGA PARKIMET DYSHE
Artikulli tjetërKETI BAZHDARI, NË TRYEZËN ME SHËNDETËSINË