Një tërmet i fortë me magnitudë 6.1 ka goditur rajonin në kufirin mes Panamasë dhe Kosta Rikës. Qendra Sizmiologjike Europiane raportoi se tërmeti kishte rënë në një thellësi prej 12 kilometra nën tokë, ndërsa Instituti Gjeologjik i SHBA-së vuri në dukje se tërmeti ra në thellësi 37 km nën tokë.

Epiqendra e tërmetit ishte 48 kilometra në veriperëndim të David, qyteti i dytë më i madh i Panamsë, dhe 210 km në juglindje të San Jose, kryeqyteti i Kosta Rika. Banorët thanë se tërmeti ishte shumë i fortë dhe banesat e tronditën nga forca goditëse. Megjithatë, asnjë dëmtim i rëndë nuk është raportuar. Po kështu, nuk ka informacion për persona të lënduar.

Tërmeti 6.1 ballë konsiderohet i fortë dhe në vit ndodhin rreth 100 të tillë në gjithë botën.