Vijojnë lëkundjet sizmike në vendin tonë. Mëngjesin e sotëm një tërmet me magnitudë 3.1 ballë i shkallës rihter u regjistrua në Gjirin e Lalzit në orën 08:39 minuta me thellësi 31 KM.

Nga tërmeti nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale, ndërsa është e disata herë që është lëkundur kjo zonë.

Gjatë verës në Gjirin e Lalzit u regjistruan disa lëkundje, por jo vetëm, pasi tërmete pati edhe në disa qytete të tjera të vendit nga Tirana, Mati, Vlora, Elbasani, etj.

Dëmet më të mëdha u shënuan në Mat ku u dëmtuan disa banesa, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz.

Artikulli paraprakMAKINA DEL NGA RRUGA,TRE TE PLAGOSUR
Artikulli tjetërSHOFERI 33-VJEÇAR PA PATENTË PËRPLASET ME SHTYLLEN, PLAGOSET