Lëkundje tërmeti janë ndjerë në qytetin e Vlorës mbrëmjen e djeshme pak para mesnate më magnitudë 3.6 të shkallës rihter. Sipas IGJEUM tërmeti ka pasur epiqendër në Karaburun me një thellësi 25 kilometra

Tërmeti është regjistruar në orën 23.14 minuta, pak para mesnatës dhe është ndjerë shumë në qytetin e Vlorës, duke bërë që shumica e banorëve të dalin jashtë banesave.

Tërmeti është shoqëruar me disa pas lëkundje të tjera me intensitet më të ulët.