Një tërmet i fortë i 5.2 i shkallës Rihter u regjistrua mengjesin e së martës në oren 4:26 me orën lokale në zonën detare 14 kilometra në perëndim-veriperëndim të Prevezës dhe 294 kilometra në perëndim-veriperëndim të Athinës, njoftoi Instituti Gjeodinamik dhe Observatori Kombetar i Athinës.

Banorë të Prevezës dhe fshatrave përreth, por edhe te Lefkadës që tërmeti i gjeti në gjumë u tronditën shumë nga lëkundjet dhe lëvizja e gjërave brenda në banesat e tyre ndërsa nuk njoftohet per dëme materiale.

Artikulli paraprakRAPORTI I FREEDOM HOUSE: SHQIPËRIA, PJESËRISHT E LIRË
Artikulli tjetërKOMPANIA NË ZVICËR SHPALL SHQIPTARËT SI “TË PADËSHIRUESHËM”