Është rritur në mënyrë të frikshme bilanci i viktimave nga tërmetii së mërkurës në Italinë qëndrore.

Zyra e Mbrojtjes Civile konfirmon se deri tani janë regjistruar 247 të vdekur, mes tyre shumë fëmijë. Ndërkaq 368 të tjerë janë lënduar nga tërmeti. “Kjo nuk është shifra përfundimtare e viktimave”, ka thënë kryeministri italian Mattero Renzi, duke paralajmëruar se ekipet e shpëtimit kanë punuar gjatë gjithë natës për të gjetur të mbijetuar të tjerë. “Dhimbja për këtë ngjarje nuk ka kufi”, ka thënë tutje Renzi. Shumë njerëz besohet se janë të varrosur nën rrënoja dhe shumica e personave të zhdukur janë shtetas të huaj dhe turistë, të cilët po vizitionin këtë zonë historike. Gërmimet nuk jannë ndërprerë gjatë gjithë natës në Amatrice, Accumoli, Pescara del Tronto dhe Aquata. Ndërkohë janë ngritur kampe strehimi për 2500 të pastrehë. Instituti sizmik konfirmon një lëkundje të re të tërmeti të regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në shkallën 4.5 ballë të shkallës Rihter. Sipas specialistëve të këtij Instituti, aktiviteti sizmik vazhdon të jetë ende i fuqishëm në këtë territor. Tërmeti me magnitudë 6.2 ballësh në orët e para të mëngjesit të së mërkurës goditi në veri të Romës, duke shkaktuar dëme të mëdha në qytetet Accumoli, Amatrice, Posta dhe Arqueta del Trono.

Artikulli paraprakBANORËT: BASHKIA NGUSHTON LULISHTET, MASAKËR MJEDISORE
Artikulli tjetërIMAZHET E NËNË TERËZËS GJATË VIZITËS NË SHQIPËRI