Në zonat e prekura nga tërmeti në Italinë Qëndrore vijojnë kërkimet në gërmadha për të shpëtuar të mbijetuarit nga tërmeti i 24 gushtit 2016 .

Deri në orët e pasdites (15:00) numërohen 215 persona të shpëtuar. E konfirmon prefekti Bruno Frattasi kreu i departamentit të zjarrfikëseve. Ndërkohë numri i viktimave deri tani ka shkuar në 250 por Italia i druhet një bilanci shumë më të keq se ai i shkaktuar nga tërmeti i Aquilas në 2009. Bilanci i viktimave nga tërmeti i së mërkurës në Italinë qëndrore është rritur në mënyrë të frikshme. Zyra e Mbrojtjes Civile konfirmoi tha se mes viktimave ka shumë fëmijë. Ndërkaq 368 të tjerë janë lënduar nga tërmeti. “Kjo nuk është shifra përfundimtare e viktimave”, ka thënë kryeministri italian Mattero Renzi, duke paralajmëruar se ekipet e shpëtimit kanë punuar gjatë gjithë natës për të gjetur të mbijetuar të tjerë. “Dhimbja për këtë ngjarje nuk ka kufi”, ka thënë tutje Renzi. Shumë njerëz besohet se janë të varrosur nën rrënoja dhe shumica e personave të zhdukur janë shtetas të huaj dhe turistë, të cilët po vizitionin këtë zonë historike. Ndërkohë lëkundjet duken se nuk kanë të ndalur. E fundit u regjistrua në orën 14:36 minuta me magnitudë 4.3. Pallati i sportit i cili përdorej për të strehuar të pastrehët apo ndihmat për ta është evakuar. Gërmimet nuk janë ndërprerë gjatë gjithë natës në Amatrice, Accumoli, Pescara del Tronto dhe Aquata. Janë ngritur kampe strehimi për 2500 të pastrehë. Instituti sizmik konfirmon një lëkundje të re të tërmeti të regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në shkallën 4.5 ballë të shkallës Rihter. Sipas specialistëve të këtij Instituti, aktiviteti sizmik vazhdon të jetë ende i fuqishëm në këtë territor. Tërmeti me magnitudë 6.2 ballësh në orët e para të mëngjesit të së mërkurës goditi në veri të Romës, duke shkaktuar dëme të mëdha në qytetet Accumoli, Amatrice, Posta dhe Arqueta del Trono.

Artikulli paraprakZJARRI NE SHENGJIN, VIHET NE PRANGA NJE SHTETAS
Artikulli tjetërDHUNE NE FAMILJE ARRESTOHET 55 VJECARI