Bilanci i viktimave në Turqi si pasojë e tërmetit ka shkuar në 25. Ndërkohë është rritur dhe numri i personave të plagosur ku numërohen më shumë se 800.

Autoritetet vijojnë ende operacionet e kërkim-shpëtimit. Nga 17 banesa të shembura, deri më tani ka përfunduar puna në 8 prej tyre nga gërmadhat e të cilave janë nxjerrë trupat e pajetë.

Nderkohe eshte rritur bilanci i të shpëtuarve. Autoritetet vendase bëjnë me dije se deri më tani janë shpëtuar 100 persona.

Shumë prej tyre po marrin trajtim në spital ku disa janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Një pjesë e të plagosurve i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale.

Ndërkohë që shumë të tjerë kanë dalë nga spitali pasi kanë përfunduar trajtimin mjekësor.
Në operacionet e kërkim-shpëtimit janë angazhuar mbi 6000 persona, nga emergjencat civile apo dhe efektivë të policisë, dhe mbi 20 qenë të stërvitur për kërkime.

Lëkundjet e tërmetit u ndjenë deri në Greqi ku në ishullin e Samos ka shkaktuar dhe 2 viktima, një 15 dhe 17-vjeçar.

Shteti është mobilizuar i gjithi teksa në zonën e tërmetit janë vendosur 3.066 çadra, 10.560 shtretër dhe 5 kuzhina të lëvizshme.

Tërmeti i rëndë goditi mesditën e djeshme (30 tetor) Turqinë dhe Greqinë. Në Turqi lëkundjet janë ndjerë në Stamboll, Izmir, Çanakkale, Denizli dhe Bursa.

Qendra e tërmetit që u ndie në shumë provinca u njoftua si İzmir Karabağlar. Sipas Qendrës Evropiane të Sizmologjisë, AFAD njoftoi intensitetin e tërmetit si 6.6, ballë.

Sipas mediave turke, tërmeti u shoqërua me 410 pasgoditje ku 33 prej tyre ishin me magnitudë mbi 4 të shkallës Rihter.

Artikulli paraprakSHKODËR/ TENTOI TË VRISTE ME ARMË 37-VJEÇARIN PAS KONFLIKTIT PËR LOJËN E POKERIT, ARRESTOHET NJË 20-VJEÇAR
Artikulli tjetërULEN TEMPERATURAT, KTHJELLIME NË TË GJITHË VENDIN, JA PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT